7 marsi është një festë kombëtare e cila përkujton dhe i bën jehonë figurës së ndritur të mësuesit.
Dikur mësuesi në vendin tonë ishte figura më e dashur pasi përconte dije dhe vlera te brezat e ri. Këtë datë të rëndësishme për arsimin e kujtojnë me nostalgji mësuesit e dalë në pension, por që kanë bërë shumë për arsimimin e brezave të tërë.
I tillë është edhe ish-normalisti i Elbasanit, Rudolf Deliana. Edhe pse në moshën 91 vjecare ai e kujton me nostalgji ditën e mesuesit, ndërsa vecon pak kujtime për gazetaren e Fax News, Entela Duka.
Gjysh i dy mbesave të rritura mësues Deliana bën një paralelizëm të dy sistemeve arsimore, atëherë dhe tani. Sipas tij edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar dhe e lehtësojnë punën e mësuesit, fatkeqesisht nuk është reflektuar në përmirësimin e mësimdhënies.
‘Shkolla jonë ka shkuar tepër përpara, por mbesat më thonë që nuk bëhet mësim, nuk ndodhte kjo në kohën tonë. Unë punova 37 vite si mësues, unë nuk kam humbur asnjë orë mësimi, asnjë orë mësimi nuk e kam lënë pa e bërë, përveç rasteve kur nuk kam qenë në shkollë, se më kishin ngarkuar me detyra të tjera. Isha unë i ndërgjegjshëm, por ashtu ishin dhe kolegët e mi. Ishte edhe frika, se mund të çonin në një zonë të thellë. Puna bëhej‘, shprehet Deliana.
Shpesh në rrjetet sociale na janë sërvirur video kur nxënësit vënë në lojë mësuesin. Për raste të tilla mësues Deliana e ka një përgjigje.
Vit pas viti dita e mësuesit e ka humbur simbolikën e saj. Nga një ditë mirënjohje, ku mjaftonte dhe një lule e keputur nga vazoja e shtëpisë po shndërrohet në një ditë kur nxënësi josh edukuesin e tij me dhurata të kushtueshme.
Teksa kujton dhe ruan me fanatizëm një pjesë të dhuratave simbolike të 7 marsit mësues Rudolf Deliana nga Elbasani ndjen keqardhje për këtë fenomen.
“Nuk kanë kuptim fare këto dhuratat e shtrenjta, një vazo simbolike me lule edhe po. Por fukarallëku është maskarallëk, sa janë rrogat, sa janë nevojat e mësuesve, këtë nuk mund ta themi”.
Teksa mban mbi supe 35 vite mësimdhënie si mësues matematike dhe më shumë se 9 dekada përvojë jetësore Deliana ka një mesazh dhe urim për mësuesit e sotëm.
Largohemi nga mësues Rodolf Deliana ndërsa jashtë nxënësit nxitojnë të gëzojnë mësuesit e tyre për 7 Mars.Pak prej tyre kujtohen se si sot 135 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.
…
/faxweb
