Skip to content

Edhe në basketboll: tifozeria serbe, e çmendur pas Rusisë

Në derbin e basketbollit, tifozët e Partizanit dhe Crvena Zvezda-s i dhanë mbështetje të madhe Rusisë, e cila po kryen agresion ndaj Ukrainës.

“Rusi – Serbi” jehoi gjatë ndeshjes në sallën “Pionir”.

Kjo nuk është diçka e pazakontë, përkundrazi. Serbia po i ofron mbështetje të hapur Rusisë, duke e shfaqur këtë me tubime publike e raste eventesh sportive me brohoritje nga tifozeria.

Kujtojmë se ato nisën në debin e njohur beogradas në furboll. Tani shfaqen dhe në basketboll.