“Ta pastrojmë Kosovën”, është një fushatë që pritet të startojën më 15 shtator në të gjithë hapësirën kosovare, ku është vetë qeveria që e ka marrë inisiativën për t’i kaluar “një fshesë” të gjithë territorit të vendit, pasi zëra të shumë shoqërore ankohen se po i mbyt bërllogu.

Për këtë arsye, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, trokiti sot aty mund të konsiderojë një mbështetje të madhe njerëzore, te Bashkësisë Islame të Kosovës.

Duke citar kredon islame se “Pastërtia është gjysma e besimit”, njeriu i Haradinajt i kërkoi Myftiut Tërnava që faljen e së premtes të bëhej thirrje për këtë ditë

“Bazuar në fenë tonë, islami kërkon që vendi dhe të gjithë të jemi të pastër. Po që se e përkthejmë pastërtinë në term tjetër, ajo ka kuptimin e jetës. BIK-u në ditën e xhuma në të gjitha xhamitë do të mbajnë ligjërata për pastrimin dhe ruajtjen e ambientit”, ishte premtimi i kreut të muslimanëve në Kosovë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re