Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur pasditen e ksaj të hëne, ku pritet të miratohet rezoluta për mbështetjen e sovranitetit territorial të Ukrainës kundër agresionit rus.
Në nisje të seancës plenare, Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se projekt-rezoluta për Ukrainën është propozuar një muaj më pare, ndërsa e konsideroi një akt moral, por edhe ligjor i detyrueshëm sot.
Më pas, fjalën e mori edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili krahasoi Putinin me Millosheviçin.
“Jemi mbledhur sot këtu në një ngjarje të rrallë për t’i dhënë mbështetjen më të plotë popullit të Ukrainës që gjendet në një situatë më të pashembullt. Relatori e shpejgoi shumë qartë se si lindi kjo ide. Mbështetja për Ukrainën nuk ka munguar, është urimi im, i Partisë Demokratiek dhe i të gjithëve. Populli i Ukrainës të vazhdojë të luftojë me agresorin rus dhe ta shohë këtë mbështetje që i jepet sot si një mbështetje nga i gjithë kombi shqiptar. Ne e kemi ndjerë në palcë masakrën, genocidin që është bërë nga Milosheviç në Kosovë, ne e dimë që flijimi i më të mirëve. Kjo është një luftë që na përfshin të gjithë, vitima janë familjarë, prindër, të moshuar që na takojnë të gjithëve dhe përmes kësaj rezolute ju japim mbështetjen morale dhe jo vetëm. Për të bërë gjithçka krah për krah me aleatët perëndimorë që të merret çdo masë për t’i dhënë fund kësaj çmendurie. Akush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël që çmenduria e Vladimir Putin është një akt i beftë. Mjafton t’i referohemi agresionit të tij. Ai e justifikon.”
I pranishëm në sallë është edhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov.
