Skip to content

Basha: Çmenduria e Putin është një akt i papritur, ai ka sulmuar një vend sovran! Mbështetje të plotë rezolutës

Gjatë diskutimeve në Kuvend në lidhje me rezolutën për Ukrainën, Lulzim Basha është shprehur se Partia Demokratike e mbështet plotësisht Ukrainën dhe dënon agresionin rus.

Basha gjithashtu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamentit që të votojnë pro rezolutës, e cila e rendit Shqipërinë krahë aleatëve perëndimore, për të marrë çdo vendimi për të ndalur çmendurinë e Putinit.

“Relatori që i përket PD e shpjegoi si lindi kjo iniciativë, mbështetja për të nuk ka munguar. Ne shqiptarët, jemi kombi i fundit që e kemi ndjerë në palcë, dhimbjet, shkatërrimet që janë bërë nga manikeria e luftës së Slobodan Milošević-it.

Këto janë ditë të errëta për Evropën dhe mbarë botën demokratike. Ajo që po ndodh sot kundër qyetatëve të pafajshëm të Ukrainës është një luftë që na përfshin të gjithëve. Askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël se çmenduria e Putin është një akt i beftë, ai ka sulmuar një vend sovran.

Për Shqipërinë ka vetëm një Ukrainë. Të miratojmë sa më parë projekt-rezolutën tjetër. Që ka të bëjë me djegjen e toksinave.

Është detyra jonë të mobilizojmë për të miratuar draft-rezolutën. Duke vlerësuar se jemi anëtar të përkohshëm të Këshillit të Sigurimit, të bëjmë të mundur që Kosova të antarësohet sa më parë në NATO. Të forcohet bashkëpunimi ushtarak midis Kosovës dhe NATO-s, për të marrë çdo hap që të hapet rruga për antarësimin e plotë të NATO-s”, u shpreh Basha.