Dhjetëra gra kanë nisur sot marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt Kryeministrisë në shenjë proteste për të gjitha kufizimet që u bëhen grave dhe vajzave sot në shoqëri.
Në “Ditën Ndërkombëtare të Gruas” ato bëjnë thirrje që të kenë të drejta të barabarta me burrat dhe të kenë liri në punë e hapësirën publike.
Në një prononcim për ‘Fax News’ njëra prej tyre u shpreh se në Shqipëri gratë nuk janë të sigurta as kur ecin rrugës, privohen nga e drejta për tu arsimuar dhe dhunohen çdo ditë.
“Kërkojmë paga dinjitoze dhe të barabarta”-janë thirrjet e përsëritura të kësaj proteste paqësore.
“Sot jam bashkuar protestës sepse gratë ende shtypen, dhunohen e përdhunohen përditë. Kërkojmë të drejta të barabarta, të jemi të lira dhe vetvetja.
Jeni shumë të mira, ka akoma për të bërë. Burrat mendojnë se mund të kontrollojnë gratë dhe ushtrojnë presion dhunë e deri në vrasje. Kjo dhunë është pranuar në shoqëri, u bëj thirrje burrave dhe djemve të reflektojnë dhe të kuptojnë sa ndikon roli i tyre në jetën e grave.
Nuk jemi të lira as në hapesirën publike as atë online”-u shpreh njëra prej tyre.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
