Skip to content

Kim përshëndet miratimin e rezolutës për Ukrainën në Kuvend: Mbështet një koordinim të fortë mes Shqipërisë, SHBA-së dhe BE

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur rezolutën e miratuar në parlamentin shqiptar të hënën në mbështetje të Ukrainës.

Në reagimin e saj, Kim  shkruan se kjo rezolutë mbështet një koordinim të fortë mes Shqipërisë, SHBA-së dhe BE-së

“Ne mirëpresim rezolutën unanime të Parlamentit shqiptar që mbështet sovranitetin, integritetin territorial & demokracinë e Ukrainës; dënon pushtimin Rusisë në Ukrainë & shkeljet e ligjit ndërkombëtar & sigurisë të BE-së; mbështet një koordinim të fortë mes Shqipërisë, SHBA-së dhe BE-së” – shkruan Kim në Twitter.