Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbledhë në orën 17:00 të pasdites së të martës Kolegjin e Kryetarëve të degëve të PD në të gjithë vendin.
Mësohet se fokusi i këtij takimi do të jenë zgjedhjet e 6 marsit, në të cilat Partia Demokratike u rendit e treta, pas Partisë Socialiste dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.
Mbrëmjen e së hënës, shumë deputetë kanë dalë kundër Lulzim Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërkohë, ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në këtë parti edhe Agron Gjekmarkaj, duke mbetur vetëm deputet i thjeshtë.
