Ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ibsen Elezi i ftuar në studion e ‘Fax News’ foli mbi rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.
Elezi u shpreh se pjesmarrja e ulët ishte një sinjal për të dy forcat politike, si PS ashtu dhe PD.
Ai tha ndër të tjera se bojkotimi i procesit të votimit ishte i pritshëm duke marrë parasysh dhe krizën ekonomike, duke e quajtur veprim absurd rritjen e çmimeve brenda 12 orësh.
Lidhur me deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, ai tha se arsyetimi i tij se votuesit bojkotuan dhe janë pro tij, nuk ekziston në asnjë lloj fjalori dhe se ai po lufton demokracinë në mënyrë të përsëritur.
Elezi: Po të krahasosh me zgjedhjet e vitit 2021, 17% ka rënë PS dhe e djathta kanë rënë rreth 24%, me 27 mijë vota. Është rënie e madhe në 6 bashki. Nuk mund të anashkalohet kjo gjë.
Këta duan të bëjnë anomalitë normalitet, kuptohet se jemi shoqëri e sëmurë, duhet ta pranojmë.
Pyetje: Elektorali i djathtë ka bojkotuar?
Elezi: Bën përshtypje fakti se një pjesë e elektoratit të majtë pritej të bojkotonin sepse jemi në kohë krizë, si reagojnë votuesit kur kryhen eksperimente të tilla. Brenda 12 orëve të rritet cmimet është absurditet. Elektorati i djathtë ka bojkotuar, leje ca thotë Basha.
Ishte një shuplakë dhe për grupin e Rithemelimit, jam treguar soft në periudhën e para zgjedhjeve, por kur nuk merret seriozisht me vendimet kthehet në i pabesueshëm.
Kemi pasur përplasje të madhe në zgjedhjen e Bashës, u përgatit terreni për ta, u vodhën votat. Por nuk mund ta bësh për së dyti, me të njejtat metoda.
Të vjedhësh votën ke shkel Kushtetutën e vendit, këta janë kriminelë të shkallës superiore. Si mund të akuzosh Ramën për vjedhje kur një anëtar i grupit parlamentar, nuk reagon?
Basha i ka rezauru të gjitha mënyrat e krimit ndaj demokracisë, njerëzit afër tij disa janë të hutuar e disa të këqinj.
Si puna e minjve që kanë frikë se po u mbytet anija. Si Skënderbeu me turqit ka shpallur luftë ndaj demokracisë, del e flet si idiot, po kush je ti?
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
