Skip to content

Biden: SHBA ndalon importet nga Rusia të naftës, gazit dhe energjisë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar ndalimin e të gjitha importeve të naftës, gazit natyror dhe energjisë nga Rusia në mes të luftës së saj në Ukrainë.

“SHBA synon arterien kryesore të ekonomisë ruse”, e përshkroi masën presidenti Biden.

Megjithëse masa vjen me mbështetjen dypartiake në Kongresin Amerikan, tha Biden, “shumë nga aleatët dhe partnerët tanë evropianë mund të mos jenë në gjendje të bashkohen me ne”.

Ai theksoi se SHBA prodhon shumë më tepër naftë se të gjitha vendet evropiane bashkërisht, si dhe shtoi se SHBA është një eksportues neto i energjisë.

“Pra, ne mund ta bëjmë këtë hap kur të tjerët nuk mundet. Por ne po punojmë ngushtë me Evropën dhe partnerët tanë për të zhvilluar një strategji afatgjate dhe po ashtu për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia ruse”, tha Biden.