Një dhomë e pabanuar në një nga konviktet e Qytet Studentit ka marrë flakë mëngjesin e sotëm.
Sipas njoftimit të policisë, ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.03.2022, në Qyteti Studenti, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e tretë të konviktit, në një dhomë të pabanuar, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
