Skip to content

“Tre bomba gjatë natës”, 22 të vrarë nga sulmet ruse në Sumy, mes tyre dhe fëmijë

Një sulm ajror në qytetin ukrainas të Sumy vrau 22 persona duke përfshirë 3 fëmijë.

Guvernatori rajonal i Sumy, Dmytro Zhyvytskyi tha se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke e përshkruar incidentin si “vrasje masive”.
Ai i tha BBC të Ukrainës: Tre bomba në një mbrëmje… Ishte një natë e tmerrshme.”
Nëntë persona në një shtëpi u vranë. Gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht.

BBC shkruan se rreth 5000 persona janë evakuuar nga Sumy, pasi Rusia ra dakord të ndalonte bombardimet e saj ndaj qytetit duke lejuar hapjen e një korridori humanitar.