Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një konferencë për mediat gjatë mesditës së sotme, ku padyshim që do të flasë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 6 Marsit, ku koalicioni i drejtuar prej tij arriti të fitonte Bashkinë e Shkodrës, dhe në 5 bashkitë e tjera, të spostonte në vendin e tretë Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.
“Ne oren 13:00 z. Sali Berisha mban nje konference per shtyp ne ambientet e zyres se tij. Ftojme mediat te marrin pjesë!”, thuhet në njoftimin për mediat.
Kjo deklaratë e Berishës përkon me presionin e shtuar ndaj Lulzim Bashës, nga ana e deputetëve që u renditën në krahë të tij, përpara dhe gjatë këtyre zgjedhjeve lokale të pjesshme. Mes atyre që e kundërshtojnë më së shumti Bashën janë edhe Grida Duma dhe Ervin Salianji.
Lexo edhe:
I kanë mbetur vetëm 4 deputetë, Basha nuk e jep dorëheqjen, gjithçka që ndodhi në mbledhjen e grupit që zgjati deri pas mesnate: Ti thua s’kena humb, ne jena shkatërru
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
