Skip to content

Ukraina arrin marrëveshje me Rusinë për hapjen e korridoreve humanitare

Zv.kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, njoftoi se sot me Rusinë kanë siguruar marrëveshje për hapjen e korridoreve humanitare në shumë rajone.

Në një konferencë për shtyp, Vereshchuk tha se sot kanë marrë një përgjigje pozitive nga Rusia se është arritur marrëveshje mbi rrugët e propozuara më parë nga Kievi.

Për këtë arsye, është shpallur armëpushim mes orës 09:00-21:00, tha Vereshchuk, duke theksuar se në shumë rajone do të hapen korridoret “jeshile” për të evakuuar njerëzit.

Vereshchuk deklaroi se korridoret humanitare në fjalë do të hapen në destinacionet Enerhodar-Zaporizhzhia, Sumy-Poltava, Izyum-Lozova, Mariupol-Zaporizhzhia, Volnovakha-Pokrovsk, Vorzel, Borodyanka, Bucha, Irpin, Hostomel-Kiev.