Skip to content

Dy muaj më parë iu vendos një zemër derri, ndërron jetë pacienti 57 vjeçar

I pari njeri që zëvendësoi zemrën e tij të sëmurë me atë të një derri (zemër e modifikuar gjenetikisht), ndërroi jetë mbrëmjen e ditës së djeshme në spitalin e Merilendit (Maryland).

Lajmin e kanë përcjellë media e mëdha të huaja. Dejvid Benet, 57 vjeçar, ndërroi jetë dy muaj pas transplantit, i cili u konsiderua një sukses i madh për shkencën.

Mbetet ende e paqartë nëse trupi i 57 vjeçarit e ‘refuzoi’ zemrën e re të vendosur nga mjekët.

“Nuk kishte një shkak konkret për vdekjen e pacientit”-tha një zëdhënëse e spitalit ku ishte shtruar 57 vjeçari.

Vetë zyrtarët e spitalit deklaruan se nuk do të donin të komentonin më tutje për shkakun e vdekjes së 57 vjeçarit, siç raporton The New York Times. Pritet që pas një studimi thë thelluar, të nxirret një konkluzion për arsyen apo arsyet se përse Dejvid Benet ndërroi jetë.

Doktor Barlej Grifith, i cili ishte kirurgu që kreu operimit, deklaroi se stafi i spitalit ishte i keqardhur për humbjen e 57 vjeçarit.

Kujtojmë se lajmi për transplantimin e zemrës së derrit tek pacienti 57 vjeçar, u publikua e komentua gjerësisht në të gjithë botën, veçanërisht pas lajmeve se burri kishte qenë i dënuar me burg për plagosjen e një personi (i mbetur i paralizuar më tutje).