Skip to content

Video/ Qytetarët e Gjirokastrës “nuk duan t’ia dinë” për rritjen e çmimeve, asnjë qytetar nuk del në protestë

Ditën e sotme qytetarët në Tiranë, Durrës, Shkodër janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produketeve ushqimore dhe atyre të shportës.

Protestë ishte parashikuar edhe në qytetin e Gjirokastrës, ashtu si edhe në qytetet e tjera, por ajo që ra në sy ishte se nuk u zhvillua.

Asnjë qytetar nuk doli të protestonte apo të fiknin makinat në shenjë revolte ndaj rritjes se çmimit të naftës, që ka kapur shifra shumë të larta, duke arritur deri në 260 lekë për litër.

Qarkullimi në qytetin e Gjirokastrës vijon normalisht.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb