Shërbimi Zjarrfikës ka mbajtur sot në një protestë paqësore para Parlamentit ku kërkojnë që të plotësohen kushtet e tyre.
Ata kanë kërkuar që të paguhen orët shtesë, orët gjatë natës dhe ato në fundjavë. Sipas tyre kjo protestë është për vëmendjen e kryeministrit pasi ai bën ligjin.
Ndër të tjera thanë se zjarrfikësit në disa rrethe nuk janë lejuar që të vijnë për të protestuar në Tiranë pasi janë kërcenuar me heqjen nga puna.
“VKM 203 flet për kohësn shtesë, në kërkojmë që të flas si paguhen zjarrfikësit. Të paguhen si thotë Kodi i Punës. Nuk paguhen gjatë orëve të natës, ka një shkresë zyrtare.
Zjarrfikësit nuk paguhen për orët e natës, janë diku tek 90 mijë lekshi, apo e shtuna dhe e djela njësoj si ditë jave .
Të njësohemi me policinë e shtetit. Protesta ishte për vëmendjen e kryeministrit, ai e bën ligjin.
Pasi u bënë gati për VKM-të pauzë nga ministria e Brendshme, ndaj jemi para Parlamentrit, të zbatohet ligji.
Sot në disa rrethe nuk i kanë lënë zjarrfikësit të vijnë në protestë, i kanë kërcënuar me heqjen nga puna, do presim deri të enjten.
Nga 2019 e deri tani po kjo situatë. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të shikojë kushtet e shërbimit zjarrfikës, edhe te pajisjet.
Kushtet e punës dhe pajisjet” u shpreh një prej përfaqësuesve të shërbimit zjarrikës.
“Paga më mizerable që ekziston, 370 mijë lekë. Të në sigurojnë pagat, të na paguhen orët e natës. Një orë zjarr për 1200 lekë.
Zjarrfikësja e Elbasanit i ka pajisjet, 80 % janë mirë, do vazhdojmë të protestojmë , do presim nga kryetari i sindikatave”– u shpreh një zjarrfikës.
…
/faxweb
