Skip to content

Guterres: Jepini fund masakrës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se sulmi ndaj maternitetit në qytetin Mariupol të Ukrainës është i tmerrshëm.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Guterres tërhoqi vëmendjen se ukrainasit po paguajnë çmimin e një lufte që nuk ka asnjë lidhje me ta.

Duke theksuar se sulmi ndaj maternitetit në qytetin Mariupol është i tmerrshëm, Guterres tha: “Kjo dhunë e pakuptimtë duhet të përfundojë. Jepini fund masakrës”.