Skip to content

Kriza ekonomike/“Çmimet sot janë 30-40% më të larta se 6 muaj më parë”, Zusi: Nuk u shoqëruan me rritje pagash, sa më pak taksa për qytetarët

Sot në Faxnews ka qenë i ftuar Alban Zusi, kryetar i shoqatës së eksportuesve për të folur në lidhje me rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore.

Ai tha se kjo rritje ishte paralajmëruar rreth 6-7 muaj më parë teksa akuzoi qeverinë për mënyrën se si po e menaxhon qeverinë.

Zusi shtoi gjatë intervistës në Faxnews se qeveria duhet të fokusohet te heqja e taksave në mënyrë që edhe qytetarët të kenë sa më shumë lekë, pra të mos rëndohen xhepat e tyre.

“E kam thënë para 6 muajsh se mund të shkojmë në përplasje sociale sespe ishte e dukshme që rritja e çmimeve nuk shoqërohet me rritjen e të ardhurave.

Kemi një politik bërje të papranueshme, mënyra se si qeveria po i qaset kësaj lloj krize. Sa më pak taksa, sa më shumë lekë në duart e qytetarëve, qeveria të heq dorë nga pretendimi se po mori më shumë para do të rregulloj shoqërine. Jam kundër zgjidhjes së problemeve në rrugë. Jam kundër protestave.

Çmimet sot janë 30-40% më të larta se 6 muaj më përpara, por nuk ka rritje pagash, duhet një politikë e heqjes dorë të taksave dhe ato të ngelen në dorë të qyetarëve”– u shpreh Zusi.

A do të ketë probleme me eksportet e produkteve?

“S’kemi për të pasur probleme të produkteve ushqimore, ndaj cdo shqetësim i është i gabuar dhe i paarsyeshëm, nuk ka për të pasur mungesa në treg, thjesht mund të jenë më të shtrenjta, minimumi është ulja e tvsh për ushqimet, 4-5 % sic e ka Europa.

Vetëm në shkurt ka patur një rritje 6%. Zgjidhet duke hequr dorë nga taksimi i tepruar.

Duhen ndërtuar mekanizma për monitorimin e tregut, pra që si sipërmarrës të kem një detyrim të cojë një e-mail se përse po rriten çmimet“- shtoi ai.

/faxweb