Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është goditur sot me shpullë nga një militante e PD-së, pasi ai ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Salianji është goditur nga militantja e PD, e identifikuar nga Drita Lamaj gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Demokratike. Burime bëjnë me dije se kryetari I PD-së, Lulzim Basha ka ndërhyrë për t’i ndarë.
Lamaj më herët ka pasur edhe një debat me Evi Kokalarin, mbështetësen e Sali Berishës.
