Skip to content

Rama prezanton paketën e rezistencës sociale: Do japim 30 mijë lekë të vjetra në muaj për këtë kategori! Taksa e naftës nuk do hiqet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se taksat e naftës nuk do të hiqen. Nga zyra e tij në Kryeministri, kreu i qeverisë theksoi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet, por as taksat e naftës nuk do të ulen.

Rama deklaroi gjithashtu se në paketën e rezistencës sociale kanë vendosur të japin 30 mijë lekë të vjetra në muaj për disa kategori të caktuar për të kompensuar rritjen e produkteve të shportës.

“Tani këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër të paktën jo në këtë kontinent ku jetojnë tjetër. Qeveritë e tjera kanë rritur çmimin. As nuk na e priste mendja që do vinte lufta. Ja ku po i qëndrojmë zotimit dhe duam të qëndrojmë me të gjitha fuqitë. Me sa kuptoj jo të gjithë e dinë këtë. Në këtë çmim të çmendur i bie të derdhim deri në fund të vitit 650 mln euro për familjet dhe bizneset e vogla.

Kjo do të thotë se deri në fund të vitit qeveria duhet të derdhë 295 mln euro për të kompensuar diferencën mes çmimit real. Sepse këto para dikush do i paguajë. Ose do i paguani ju. Ose do i paguajë qeveria. Dhe këtu bëhet fjalë për një shumë astronomike. Mjafton të shohësh sipërfaqësisht buxhetin e shtetit dhe të kuptosh. Merreni sot faturën e energjisë dhe shumëzojeni me tre ose katër për të kuptuar se kjo qeveri është e kundërta e atyre që shajnë dhe protestojnë me dritën e iphonëve.

As vetë jelekët e verdhë nuk po dalin që të djegin Parisin. Ajo rritje çmimi përmes një takes të veçantë që kërkonte të vinte president i Francës. Nuk dalin sepse ta shkarravisësh sot Shqipërisë në sy të të gjithë botën duhet të mos kesh as moral dhe arsye njerëzor5e në raport me kombin dhe shtetin tënd. Taksat e naftës nuk do hiqen sepse as kosto e energjisë nuk do rritet.

Sot kemi miratuar paketën e rezistencës sociale dhe për të kompensuar goditjen e çmimeve të shportës. Paketa e rezistencës sociale ka 7 pika. Ne do të derdhim menjëherë 3.6 mld lekë për të indeksuar pensionet. Kjo do reflektohet në pensionin e radhës. Për 434 mijë përfitues qytetarë të këtij vendi ne do kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës.

30 mijë lekë të vjetra për tre muaj rresht për pensionistët që marrin më pak se paga minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm. Dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Për tre muaj do të marrin 90 mijë lekë në total. Këta janë ata që duhet të flasin”, deklaroi kryeministri.