Rebelët Houthi në Jemen u përpoqën të shkatërronin një varrezë përkujtimore të dëshmorëve turq në kryeqytetin e vendit Sana sot në mëngjes, raportoi shtypi lokal.
Duke cituar dëshmitarët okularë, mediat jemenase raportuan se anëtarët e armatosur të grupit të mbështetur nga Irani përdorën një ekskavator në përpjekje për të rrafshuar Monumentin e Dëshmorëve Turq në rrethin historik të kryeqytetit Sana.
Pamje u shfaqën në mediat sociale, të cilat tregojnë se varreza përkujtimore u dëmtua.
Aktivistë dhe shkrimtarë të shumtë jemenas u shprehën në mediat sociale kundër veprimeve të rebelëve Houthi, të cilët mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe pjesë të tjera të vendit prej vitesh.
Shumë prej tyre e akuzuan grupin për përpjekje për të prishur lidhjet me vendet mike dhe vëllazërore, si dhe për armiqësi ndaj historisë dhe kulturës së Jemenit.
Varreza përkujtimore u përurua në Jemen në vitin 2011.
Monumenti, i cili gjendet në vendin e mëparshëm të një kazerme osmane, përkujton ushtarët e perandorisë që humbën jetën në Jemen për 400 vjet.
Ministria e Jashtme turke më vonë lëshoi një deklaratë duke dënuar ashpër “sulmin e shëmtuar”.