Skip to content

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë gjithçka, mbërrin policia dhe zjarrfikësit (VIDEO)

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “11 janari” në Gjirokastër.

Zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati në këtë zonë në pronësi të shtetasit, Petraq Risti.

Nuk dihen rrethanat në të cilat ra zjarri por PMNZSH Gjirokastër dhe policia ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkaqet. Deri më tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarrfikësit po punojnë për eliminimin e flakëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb