Skip to content

Saudi: 81 ekzekutime në një ditë

Arabia Saudite tha të shtunën se kishte ekzekutuar 81 burra, duke përfshirë shtatë jemenas dhe një shtetas sirian, pasi ata u dënuan me akuzat për terrorizëm dhe “besime të çoroditura”.

Në mesin e të ekzekutuarve ishin 37 shtetas sauditë, të cilët u gjetën fajtorë për tentativë për të vrarë zyrtarë të sigurisë dhe sulme ndaj stacioneve të policisë dhe autokolonave, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA, duke cituar ministrinë e brendshme.

Ata thanë se anëtarë të rrjetit të Al-Kaedës, ISIL-it dhe rebelët jemenas huthi ishin midis tyre, raportoi Reuters.

Ky besohet të jetë ekzekutimi më i madh masiv në historinë e Arabisë Saudite.

Televizioni shtetëror raportoi se të pandehurit “ndoqën gjurmët e Satanait”.

Edhe pse Arabia Saudite shpesh kryen dënimin me vdekje, ekzekutimet masive të kësaj shkalle janë të rralla.

Në vitin 2019 janë ekzekutuar 37 persona, ndërsa në janar 2016 këtë fat e parën 47 persona.

Besohej se numri më i madh i ekzekutimeve deri më tani është kryer në vitin 1980, me ekzekutimin e 63 personave.