Qytetarët e Bulqizës kanë zhvilluar për të katërtën ditë radhazi protestë për çmimet e larta të karburanteve dhe çmimeve të tjera të shportës. Qytetarët u mblodhën në rrugën nacionale Bulqizë – Tiranë mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.
Qytetarët thanë se vendosja e tavanit të çmimit të naftës nuk është e mjaftueshme.
Protesta u zhvillua paqësore deri në momentin e ndërhyrjes së policisë. Ishte vetë shefi i komisariatit të policisë së Bulqizës i cili largoi me forcë disa nga protestuesit duke provokuar incidente.
Pas ndërhyrje së forcave Shqiponja, protestuesit u shpërndanë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
