Valë se protestave kundër cmimeve të larta i jane bashkuar edhe qytetarë të bashkisë së Gramshit. Me pankarta në duar ata bënë thirrje për bashkim mes shqiptarëve pasi vetëm keshtu kauza e tyre do të fitojë. Protestuesit bllokuan rrugët hyrëse në qytet duke penguar mjetet të leviznin, ndërsa i bënë thirrje drejtuesve të mjeteve t’u bashkohen.
“Këta hajdutër të pafund, me në krye përdoruesin më të madh të drogës. Mos fol më për çmimet është e kotë, ka shkuar aty ku nuk mban më.
Ne protestojmë për naftën, për benzinën për çmimet e ushqimeve. Sepse këtu në Gramsh, asnjëherë nuk ngrihen në protestë dhe duhet që ne të ngrihemi për këtë padrejtësi” ishin disa prej fjalëve të thëna nga protestuesit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
