Skip to content

Aksident në Durrës, makina përplaset me trafikndarësen, plagoset shoferja dhe pasagjeri

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku një automjet me drejtuese shtetasen R.K 20 vjeçe është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys. Si pasojë është plagosur drejtuesja e automjetit dhe pasagjeri, shtetasi L.K. Të dy tashmë ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në lagjen Nr.13 Durrës, shtetasja R.K, 20 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. K., të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb