Skip to content

Mbështetësit e Berishës tentojnë të futen në selinë e PD, përballen me dyer të mbyllura

Mbështetësit e Sali Berishës kanë shkuar sot në selinë e PD. Ata janë prezantuar si anëtarë të degës 8 të PD në Tiranë dhe kanë kërkuar që të hapet gara për zgjedhje në PD.

Mes tyre ishte dhe ish-truproja i Berishës, Sali Lusha.

Po ashtu mësohet se mbështetësit e Berishës kanë kërkuar që të zhvillojnë një mbledhje në kuadër të riorganizimit të partisë, por dyert e selisë kanë qenë të mbyllura.