Një 25-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Dibrës.
Në pranga përfundoi Mevlud Kullani, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me 2 vjet e 8 muaj burg.
Njoftimi:
Dibër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin Mevlud Kullani., 25 vjeç, banues në Peshkopi.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me 2 vjet e 8 muaj burg.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
