Policia greke ka dhënë detaje në lidhje me vrasësin e 4 anëtarëve të familjes shqiptare në Greqi.
Ai është cilësuar si mizor, i egër dhe i pamëshirshëm.
57-vjeçari ende nuk ka dhënë dëshminë e qartë që e çoi në vrasjen e Arlindit 2 vjeç e gjysmë dhe Erlisit 1 vjeç e gjysmë dhe prindërve të tyre!
Për autorin 57-vjeçar të vrasjes së katërfishtë të familjes shqiptare në Andravidë, që gjendet tashmë në paraburgim në Koridhallos, informacione të reja kanë dalë në dritë për lëvizjet e tij pas krimit, arrestimin dhe vendstrehimin e tij në Patras pas vrasjes.
Punonjësit e Policisë që e trajtuan rastin dhe ranë në kontakt me autorin, e cilësojnë atë si “të egër”, një person mizor dhe të pamëshirshëm, i cili, ndonëse e dinte se laku po i ngushtohej nga momenti në moment, sfidoi rrezikun dhe tentoi të kthehej në shtëpi në Andravidë.
Policia greke po bëhet gati t’i kërkojë ndihmë Europol-it lidhur me vrasësin e familjes shqiptare në Andravida, Sakis Varvaresos, 60 vjeç.
Bëhet fjalë për zhdukjen në vitin 2019 të dy shtetasve, një shqiptari dhe një bullgari, të cilët ishin punëtorë krahu në zonë. Këta të fundit ishin zënë me 60-vjeçarin dhe dy ditë më pas u zhdukën pa lënë gjurmë.
Ngjarja ndodhi atëherë në një kafene jashtë Andravidas, ku 60-vjeçari i ofendoi ata me fjalë raciste për prejardhjen e tyre dhe më pas i kërcënoi me armë. Dy ditë më pas, greku Varvaresos u tha banorëve të zonës se dy emigrantët nuk erdhën më në punë.
Madje sipas tij, ikën pa i kërkuar as rrogën. Policia greke do kërkojë ndihmën e Europol-it lidhur me vendndodhjen e dy emigrantëve për të hetuar mbi zhdukjen e tyre prej asaj dite, pasi ka dyshime se 60-vjeçari mund t’i ketë vrarë dhe ata.
…
/faxweb
