Skip to content

Protestat kundër rritjes së çmimeve/ “Jeta po bëhet e pamundur”, aktivisti Marka: Shqiptarët kanë vetëm dy rrugë, të ikin ose…

Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar aktivisti Jani Marka, i cili ka folur në lidhje me protestat kundër rritjes së çmimeve në vend.

Ai tha se jeta në Shqipëri është bërë e pamundur.

Aktivisti ndër të tjera tha se në këto kushte shqiptarët kanë vetëm dy rrugë, ose të ikin ose të dalin ditë pas dite e t’ia vënë qeverisë këmbët në një këpucë.

Reagimet e Ramës për protestat?

Marka: Është një shpifje e gënjeshtër e kryeministrit. Para një jave e kishte marrë më lehtë, janë si gënjeshtra të radhës, edhe për naftën tha se do sillte investitor. E përdor për të mbajtur njerëzit larg protetës. Nuk ka ngjarje më të bukur se sa protestat, nuk jemi dakort me të. Qytetarët janë të acaruar, të mllefosur me gjendjen, janë larguar 700 mijë qytetarë në 15 vitet e fundit. U bëj thirrje qytetarëve, është koha.

Pse dolën qytetarët?

Marka: Rritja e çmimeve përtej deklaratave, në shtator e kaluar ishin sa çmimet e shportës në Gjermani, ndodhi edhe para disa muajsh, ndërkohë paga minimale 300 mijë lekë. Jeta këtu po bëhet e pamundur, ka dy rrugë ose njerëzit të iken ose të organizohen ditë pas dite e t’ia vënë qeverisë këmbët në një këpucë.

Ka ardhur kulmi me koncesionet, me PPP-të. Në protestë dalin të gjithë. Më kanë bërë 2 gjera përshytje, njerëz që punojnë në administratë, më bëri përshtypje një zonjë të 50-ave me babain e saj në protestë rreth 90 vjeç, këtë të shtunë, e ndiente si detyrim. Ka shkuar ku nuk mban më. Thonë që do e bëjnë biletën 800, skema është ta cojnë tek 500.

/faxweb