Skip to content

“Ne po mbajmë turpin, ju na siguroni bukën!”/ Nis protesta kundër rritjes së çmimeve në Shkodër, qytetarët: Nëse ka luftë pse nuk shpallni gjendjen?!

Një numër i madh i qytetarëve të Shkodrës kanë dalë sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve.

Me pankarta në duar ata i bëjnë thirrje qeverisë të ulë taksat dhe ta kthejë Shqipërinë në një vend ashtu si gjithë shtetet europiane.

“Bashkohuni me ne, kundër shpopullimit, kundër rritjes së çmimeve dhe kësaj qeverisjeje”-bënë thirrje protestuesit.

Në disa prej pankartave të tyre shkruhej:

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”;“Kush shko në koncertin e Malumës është nder i kombit, kush shkon në protestë është turp i kombit”

Epike ishte dhe një nga pankartat në këtë protestë ku me ironi shkruheshin fjalë në emër të Qazim Mulletit: “Boll protestu’t mër qafira, se na morët ftyrën! S’bo robi si shpirt i keq për dy pare, n’koh’ lufte. Dilni knoni e kërceni kong patriotike ukrainse aty m’shesh me Malumën, ene mos e
Çani fort sumën!

“Do e hamë turpin me bukë zoti kryeministër. –Ne po mbajmë turpin, ju na siguroni bukën!”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb