
Teksa Ukraina prej 20 ditësh ndodhet nën pushtimin e rusëve, shumë prej qytearëve janë duke e migruar në vendet e ndryshme të Europës.
Deri tani flitet për rreth 3 milionë ukrainas të larguar nga vendi. Ndërkohë një numër i vogël i tyre ka mbërritur edhe në vendin tonë, konkretisht në qytetin e Vlorës.
Dy familje nga Ukraina i shpëtojnë luftës dhe mbërrijnë në Vlorë.
Kseniia Breus, nëna me dy fëmijë tregon peripecitë që ka kaluar në luftë . Ajo tregon se si i është dashur që me fëmijët të flejë poshtë në bunkerë dhe më pas të udhëtoj prej 21 ditësh nga Ukraina në Poloni, Moldavi, Bullgari, Maqedoni dhe më pas në Shqipëri.
Shtetasja ukrainase ka ardhur e vetme pasi burri i saj është ende ushtar aty . Shprehet e friksuar për jetën e tij.
Anzor Popov është shtetasi, i cili i ka mirëpritur në Shqipëri. Ai ka blerë shtëpi këtu dhe ka prej një viti e gjysëm që jeton këtu.
Ai tregon sesi paraqitet situata në Ukrainë teksa në atdhe ka ende nënën e tij dhe shumë të afërt të cilët po jetojnë në bodrume për shkak të luftës.
E ka të pamundur që ti marri familjarët në Shqipëri për shkak se aeroportet dhe asgjë nuk punon në Ukrainë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
