Hapja e nëntë korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve do të miratohet sot në Ukrainë, konfirmoi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Veresuk.
“Ndihma humanitare e përbërë nga dhjetëra tonelata ujë, ilaçe dhe produkte ushqimore do të dërgohet përmes këtyre korridoreve nga qyteti i Berdyansk, në rajonin e Donetskut, deri në Mariupol”, tha Versuk, duke theksuar se banorët e Mariupolit kanë nevojë për këtë ndihmë.
Pas kthimit të tyre, automjetet e ndihmës humanitare do të evakuojnë gra dhe fëmijë nga Mariupol në qytetin e Zaporozhye.
Veresuk tha se civilët nga shumë fshatra në rajonin e Kievit do të dërgohen në zona të sigurta.