Nga Alban Gorishti
Fenomene si ai që u zhvillua në sheshin përbri sheshit të protestës më 14 mars mu duk si një simbiozë e dështuar e një riti të vjetër pagan ku nga një anë e arenës ishte turma (me shumicë feministe) e eksituar jo nga performancat potureheqëse të “feministëve latin” por ndoshta nga thirrjet e punëdhënësit për të merituar atë rrogë që marrin në fund të muajit si dhe të tjerë që aspirojnë për një pozitë të tillë, ndersa nga ana tjetër një turmë që në thelb i kalon caqet e feminizmit të ethshëm duke kërkuar përfaqësim nëpërmjet një humanizmi obligativ. Faktikisht ajo që më së tepërmi më nxiti për këtë artikull ishte pamja e disa femrave me një endje epshore iracionale të cilat nga njëra anë u dalluan per nga ngjyra e recipetave ndërsa po nga ana tjetër më bëri përshtypje guximi i feminizmit aktiv (vajza e cila morri mikrofonin për të mbrojtur dhunuesin në një protestë ku denoncohej çdo formë dhune) i cili morri mikrofonin për t’ju lëpirë një maskilizmi të pafytyrë nga ana tjetër.
Kjo më kujtoi hadithin e pejgamberit a.s i cili kur pa xhehenemin vështroi se shumica e banorëve te tij ishin gra, ndërsa kur pa xhenetin dalloi se shumica e banorëve të tij ishin hallexhinj dhe të varfër. Dhe une pashë nëpërmjet pamjes së pejgamberit a.s dhe kjo pamje më bindi se cilën rrugë të ndjek. Nga ana tjetër më kujtoi po ashtu për atë se feminizmi përgjithësisht është si ajo brinja e lakuar nëse e drejton e thyen dhe nëse e lë ashtu rrezikon që shtremberimi i saj të deformojë dhe brinjët e tjera, kështu është edhe çështja e këtij feminizmi pagan që po përjetojmë, me të drejtë disa nga politikat neoliberaliste sorrosiste të cilat si thelb të tyre kanë këtë lloj feminizmi për këtë femrat sot per sot nëpër administrata publike i sheh me shumicë. Kjo mendësi e tjetërson konceptin e varfërisë dhe qejfit duke i shndëruar gratë moderne në qënie mitologjike me tendenca hedoniste të theksuara ndersa meshkujt në qenie të paafta të racionalizojnë përballë ketyre afsheve të netëve pa hënë dhe mbi të gjitha përballë joshjes së “recipetave” pa buxhet.
Ndaj edhe artikullin e etiketova si të tillë pasi me ç’duket të drejtat në shoqëritë moderno-pagane nuk u fitokërkan nëpërmjet kodeve etiko-intelektuale por nëpërmjet “aftësisë” për të tjetërsuar konceptin e adhurimit, nga adhurim për hyjin në adhurim pa kushte për atë që të siguron sasinë më të madhe të qejfit brenda një mandati, e më pas duke shpresuar që ky mandat të zgjasë sa më tepër.
Po ashtu kuptova se guximin nuk e bën domosdoshmërisht seksi i njeriut por fakti se në cilin tubim ai e merr fjalën dhe mbi të gjitha sa eshte sasia e fjalës së lirë në çdo tubim respektiv. Nëse qëniet hedoniste e gjejnë fjalën e lire në tubime jo anti por pro jetës dhe të drejtave të tyre, padyshim që nuk kanë ku ta kërkojnë më të drejtën e tyre nëse bëhen pjesëmarrëse në tubime ku i vetmi zë që dëgjohet është ai 700 mijë eurove të dala nga xhepat tona.
Në fund një thirrje me shkon në mendje ti drejtoj, jo mendësisë anti por asaj pro, duke ju drejtuar sikurse i drejtohem një prej krijesave më të dashura tek unë.
Bija ime para se të bëhesh femër bëhu njeri dhe pasi të jesh bërë femër bëhu grua e pasi të jesh bërë grua bëhu nënë.
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.



