Skip to content

Aeroporti më i madh rus “Sheremetyevo” mbyll terminalet

Aeroporti ndërkombëtar “Sheremetyevo” në Moskë, aeroporti më i madh i Rusisë, ka mbyllur përkohësisht disa nga terminalet e tij dhe ka ndaluar projektet e reja të investimeve.

Në njoftimin e aeroportit thuhet se terminalet E dhe D u mbyllën përkohësisht për shkak të zvogëlimit të trafikut të pasagjerëve për shkak të sanksioneve. Gjithashtu u theksua se pista e tretë në aeroport është mbyllur.

“Masat e marra do të jenë të vlefshme deri në kthimin e qarkullimit të pasagjerëve”, thuhet në njoftim.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë vendosur të mbyllin hapësirën ajrore për avionët rusë ndërsa Rusia ka zbatuar vendim të ngjashëm për sanksionet.

Disa kompani ajrore dhe turistike në Rusi kanë pezulluar fluturimet e tyre ndërkombëtare për shkak të rrezikut që avionët rusë të sekuestrohen nga kompanitë perëndimore.