Skip to content

Mijëra pula të ngordhura/ Pas Durrësit, alarm edhe në Korçë, dyshohet se sëmundja ka përfshirë masivisht shpendët

Gripi i shpendëve ka ngritur alarmin në Shqipëri pasi dyshohet për qindra-mijëra pula të ngordhura.

Pas Durrësit, edhe në qarkun e Korçës dyshohet se sëmundja “Laringotrakeiti” ka rënë në masë tek shpendët në jug-lindje të vendit. “Një rast që është çuar për analiza”, thotë Adriatik Skenderasi përgjegjës i sektorit veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Korçë.

Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se drejtoria e Bujqësisë ndodhet në terren për verifikime dhe kontrolle në pulari. Vetëm në Durrës ditën e sotme u raportua për 175.300 pula të ngodhura. Në ditët në vijim do dalin shifrat për pularitë e tjera dhe numri total pritet në rang qyteti të kaloj 400 000.

“Laringotrakeiti” është një sëmundje e rrezikshme infektive që shkakton aktivitetin e viruseve nga familja herpes.

 

Alarm në Durrës/ Sëmundja e rrezikshme prek pularitë e qytetit, ngrodhin me qindra mijëra pula! Si mund të rrezikohen njerëzit?

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb