Skip to content

Zv/kryeministrja ukrainase: Rreth 400 civilë po mbahen peng nga forcat ruse në Mariupol

Zv/kryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka njoftuar se forcat ruse po mbajnë peng rreth 400 civilë në Mariupol.

Vereshchuk tha se forcat ruse hapën zjarr nga spitali i qytetit që pushtuan dje.

Duke theksuar se rusët hapin zjarr dhe kërcënojnë civilët që duan të largohen nga qyteti, Vereshchuk tha se, “Rreth 400 civilë, përfshirë personel mjekësor, po mbahen peng në spital”.

Më shumë se 2.500 civilë humbën jetën në sulmet e ushtrisë ruse në qytetin e Mariupol