Skip to content

“Nuk po gjenerohet shumë reagim për kauzën, propaganda e Ramës absurde”/ Çela: Protesta po ‘rrudhet’…

I ftuar në studion e ‘Fax News’ pedagogu Erlis Çela tha se protesta kundër rritjes së çmimeve në vend nuk po kanalizohet siç duhet dhe propaganda e qeverisë kundër saj është tepër e fuqishme.

Sipas Çelës, është absurde mënyra si kryeministri Edi Rama reagoi duke i demotivuar të gjithë njerëzit e tjerë që të mos i bashkohen protestës me arsyetimin se do dilnin si mbështetës të Putinit, gjë e cila nuk ka asnjë lidhje me realitetin shqiptar.

Ai theksoi po ashtu se opozita, sindikatat apo shoqëria civile e kanë humbur busullën dhe nuk po bëjnë mjaftueshëm që të rritet reagimi popullor për këtë kauzë që prek të gjithë qytetarët.

Pjesë nga intervista:

Çela: Qytetarët janë të shqetësuar për rritjen e cmimeve. Ne nuk arrijmë dot të kanalizojmë apo strukturojmë reagimin qytetar, ky organizim ishte qytetar i njerëzve që e kanë ndjerë peshën e kësaj krize dhe kanë frikë se situata mund të përkeqësohet.

Janë njerëz që besojnë se kjo është pasojë e keq qeverisjes dhe e kanë kuptuar, protesta zgjoi qeverinë nga komoditeti i saj dhe e bëri të marrë disa masa, që janë të pamjaftueshme por të paktën, u hartuan disa pika dhe u morën ca nisma.

-Pyetje: Rama e cilësoi turp këtë protestë, si e komentoni gjuhën e tij?

Çela: E lexoj si gjuhë aburde reagimin e tij, nuk është pa qëllim dhe është një formë për të demotivuar kauzën e protestës, dhe duke thënë që mbështesin Rusinë, dicka që është krejt realitetit shqiptar.

Kjo degjiletimon kauzën dhe këtë nuk e përcakton dot qeveria sepse në kushte të tilla nuk do të kishte demokraci, ai po përpiqet tu thotë njerëzve që nuk ka nevojë të protestohet sepse kauza nuk është e drejtë.
Edhe për këtë protestë janë dëgjuar shumë deklarata duke thënë se protesta po politizohet, në vetvete protesta është akt politik. Qeveria po jep zgjidhje absurd, janë të papërgjegjshëm, arrogant dhe po përpiqen tu japin mend popullit dhe pse kanë keqqeverisur.

Opozita duhet thënë se e ka humbur busullën, nuk dihet ku është. Nuk i njoh organizatorët e protestës, nuk e di planin e tyre por vihet re se nuk është gjeneruar shumë reagim dhe nga propaganda e qeverisë ka krijuar rrudhje të saj. Ne nuk e kemi kanalizuar dot këtë reagim, mekanizmat na mungojnë, si opozita, sindikatat shoqëria civile e të tjera.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb