Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar nga selia e partisë se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të bashkuar demokratët dhe Partinë Demokratike.
Në dalje të selisë blu teksa po nisej drejt Kuvendit, Basha u pyet nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e tij pas ultimatumit të disa prej demokratëve që kanë kërkuar dorëheqjen e tij për të sjellë bashkimin me pjesën tjetër.
“Jam mirënjohës për ndihmën që jep çdo anëtar i Partisë Popullore Europiane për Partinë Demokratike, për demokratët. E dyta dhe më e rëndësishmja, dua ta konfirmoj para gjithë demokratëve, unë mbetem në dispozicion të bëj gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar Partinë Demokratike”, tha Basha.
