Skip to content

Makina përplas motorin në Berat/ Drejtuesi plagoset rëndë në kokë, “dergjet” i shtrirë në asfalt

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ferëm-Otllak, përpara zyrave të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Berat.

Një mjet,tip Ford Fokus, me targa AA 350 MZ është përplasur me një motor, me targa BE 388.

Nga përplasja e fuqishme, drejtuesi i motorit ka rënë në asfalt pa ndjenja, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë rrugore, që po kqyrin vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e tij.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i motorit, Hekuran Rrapaj 50-vjeç, i cili është transportuar me ambulancë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, për shkak të plagëve të shumta të marra në kokë e trup.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Ford Fokus, Dervish Ruçaj,57-vjeç.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb