Partia Demokratike ka dërguar në SPAK kallëzimin penal për atë qe e quan grupin e strukturuar kriminal, të lidhur me aferën e inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga selia blu, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku tha se janë 50 persona të paditur, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.
“Siç edhe kishte premtuar më parë, pas përfundimit të dërgimit të raportit në Seancën Plenare, nënkryetarja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, deklaroi sot se PD po çon në SPAK një kallëzim Penal për 50 persona në kuadrin e Grupit të Strukturuar Kriminal”, tha Tabaku.
Sipas Tabakut, hetimi i përgjatë 3 muajve dhe të dhënat e marra më herët kanë prodhuar një kallëzim të tillë penal. Me tej Tabaku u shpreh se po çojmë në SPAK një kallëzim të mbushur me 112 prova
“PD ka dërguar në SPAK një kallëzim të gjatë thuajse 80 faqe të mbushur me 112 prova në lidhje me Grupin e Strukturuar Kriminal që ka punuar për abuzimin e 430 mln eurove”.
Sipas nënkryetares së PD, Tabaku, ky kallëzim penal është kurorëzimi i një pune të gjatë dhe voluminoze të kryer nga Komisioni dhe mbi të gjitha nga Partia Demokratike.
“E vërteta shpaguhet” u shpreh Tabaku ndërsa po i prezantonte mediave se si skema e kompanive të kryesuara nga 3 persona me lidhje tejet të ngushta në qeveri ka mundur të sigurojë 3 kontrata me vlerë 430 mln euro.”
