Aktivisti Andi Tepelena u shpreh se duhet hequr kompleksi i një proteste të kulluar, pa përfshirje politike pasi sipas tij bëhet fjalë për një kauzë gjithëpërfshirëse dhe secili është i lirë të revoltohet, i majtë apo i djathtë.
Tepelena theksoi se një ndër pikat themelore të kërkuara në këtë protestë është hetimi i sistemit të hidrokarbureve në vend, ku shtoi se prej 30 vitesh është abuzuar me koncensione dhe Shqipëria ka pasur gjithnjë praninë e një keqqeverisjeje.
Ai tha ndër të tjera se drejtuesit e protestës së këtyre ditëve janë personazhe publike dhe në asnjë moment nuk kanë qëndruar anonimë.
Pjesë nga intervista:
Andi Tepelena: Në fillim më dukej qesharake batuta e Ramës por nisa ta marr seriozisht dhe pashë që po luhet me poshtërsi me situatën e luftës. Narrativa e tij është qesharake, Rama duhet të përdorë ndonjë marifet tjetër.
Pyetje:Pse protesta në ditën e saj të 7-të u bë anemike?
Tepelena: Kultura e protestës po kultivohet te ne, dhe kjo gjë ndodh. Është e kuptueshme sepse njerëzit kërkojnë zgjidhje immediate që nuk vijnë aq më tepër kur ke të bësh me një qeveri arrogante, që nuk dëgjon.
Pyetje: Pse nuk krijohet një kauzë e qenësishme, sepse duket sikur ka kakofoni brenda protestës?.
Tepelena: Kauzat duket sikur janë teknike, shkaku i vërtetë është keqqeverisja, korrupsioni.
Abuzohet me koncensione prej 30 vitesh. Ne këtë kemi kërkuar, si pikë themelore është hetimi i plotë i sistemit të hidrokarbureve.
Ne kemi opinionin public është me ne sepse ka kuptuar që në fund fare duan një jetë më të mirë dhe dinjitoze, dhe duhet hequr ky kompleksi i një proteste pa parti të kulluar. Këtu po flet nervi i shoqërisë shqiptare.
Pyetje-Pse janë anonimë grupi drejtues?
Tepelena: Nuk është e vërtetë, kanë bërë dalje publike dhe kanë bërë thirrje përmes rrjeteve sociale. S’kemi një seli apo faqe zyrtare por ne të gjithë kemi folur aty. Janë të gjithë personazhe publikë, janë tepër aktivë.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
