Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një galeri kromi në fshatin Lajthizë të Tropojës.
Si pasojë e shembjes së galerisë humbën jetën 2 minatorët, Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj ndërkohë një i tretë ka mbetur i bllokuar brenda galerisë.
Shpresat që ai të dalë i gjallë nga galeria janë të pakta pasi ka mbetur i bllokuar prej orësh. Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen shkaqet që çuan në shembjen e galerisë, duke sjell edhe bilancin tragjik.
Ngjarja e rëndë u regjistrua sot rreth mesditës.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
