79 qytetarë janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit me COVID, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq, janë shëruar 104 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.
