Skip to content

VIDEO/ Zjarr i fuqishëm pranë Parkut të Bylisit, dëme të mëdha në bimësi

Një zjarr i përmasave të mëdha raportohet të ketë rënë në Bylis të Mallakastrës. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se zjarri ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Hekal, pranë Parkut Arkeologjik të Bylisit.

Siç shihet dhe në videot e siguruara, zjarri po përhapet në kodrat me shkurre dhe pemë, ndërsa favorizohet dhe nga era. Sipas burimeve në terren, në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e Ballshit që po përpiqet të marrë nën kontroll flakët.

Nuk rrezikohen banesa, pasi janë larg vatrës së zjarrit, ndërsa dëmet në bimësi janë të pallogaritshme për fermerët. Dyshohet paraprakisht se zjarri është i qëllimshëm, pasi mund të jenë djegur shkurret e pastrimit të tokave.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb