Skip to content

Merr flakë shtylla e tensionit elektrik në Lazarat/ Rrezikohet një banesë

Në fshatin Lazarat, në lagjen e Bregut ka marrë flakë një nga shtyllat e tensionit elektrik.

 

Kjo shtyllë prej druri është shumë afër një banese ku flaket kanë rrezikuar seriozisht këtë të fundit .

 

PMNZSH Gjirokastër ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.