Skip to content

COVID/ 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja me Covid.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 864 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë. Fatmirësisht t nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 864 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 48 qytetarë, në këto bashki:19 në Tiranë, 7 në Fier, 3 Himarë, Sarandë, 2 në Kukës, Delvinë, Kuçovë, 1 në Has, Kavajë, Patos, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Dropull, Përmet, Memaliaj, Korçë.Janë 617 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.Janë shëruar 45 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,984 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Mars 2022)

Raste të reja ditore 48Të shëruar në 24 orë 45Të shtruar në spitale 31Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 864

Testime totale 1,767,907Raste pozitive 273,088Raste të shëruara 268,984Raste Aktive 617Humbje jete 3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 274Fier 103Vlorë 79Kukës 30Elbasan 29Gjirokastër 24Korçë 16Shkodër 15Berat 15Lezhë 13Durrës 13Dibër 6