Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i njërit prej mjeteve, dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, njëri prej mjeteve të përfshira në aksident është kthyer përmbys në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.03.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin H. N., 28 vjeç, me mjetin me drejtues shtetasin E. L., 26 vjeç.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi H. N., dhe pasagjerët e dy mjeteve, shtetasit M. F., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
