Kujtim Mersini epidemiolog shpendësh tha në një lidhje ‘Skype’ për Fax News se nuk ka vend për panik sa i takon konsumit të vezëve apo mishit të shpendëve.
Me ngordhjen masive të pulave në vend, qytetarët janë të pasigurt në blerjet e tyre pasi ekziston mundësia që sëmundja t’i prekë por një gjë e tillë sipas Mërsinit nuk ka gjasa të ndodhë, pasi viruset nuk kanë potencial sa për tu transmetuar te njeriu.
Ai theksoi ndër të tjera se blerja e shpendëve të gjallë është më e rrezikshme dhe të gjitha tregjet e shitjes së tyre duhen pezulluar.
Pjesë nga intervista
Mersini: Viruset e gripit të shpendëve janë disa llojesh, disa prej tyre kanë potencial për të prekur njerëzit dhe një pjesë tjetër jo.
-A ndodh çdo vit ky grip te shpendët?
Mersini: Nuk ndodh cdo vit, kemi pas shpërthime në vitin 2006 në shpendët e oborrit dhe vitin e kaluar. Është sëmundje e shpendëve shtegtarë që bashkëjetojnë me tepër vështirësi has te shpendët e butë.
–A duhen konsumuar si më parë vezët apo mishi?
Mersini: Nuk ka vend për panik, është një virus që nuk përhapet kollaj te njeriu, vezët dhe shpendët duhen konsumuar normalisht por normalisht duhet higjiena dhe temperature e nlartë gjatë gatimit për btë eliminuar cdo lloj rreziku. Ushqimet nga shpendtaria kanë vlera të larta proteinike dhe nuk duhet frikë për konsumin sepse sëmundja nuk ka rrezik.
-A duheshin marrë masa më herët?
Mërsini: Sa më shpejt të reagosh aq më shumë kohë fiton për të ndaluar përhapjen në shkallë të gjerë. Ne sot kemi krizë dhe duhet të përballemi me të.
–Në Tiranë shpendët shiten dhe në rrugë, a duhen konsumuar?
Mersini: Rritja e shpendëve të gjallë besoj tani duhet pezulluar sepse kanë rrezikshmëri transmetimi, tani që flasim nuk besoj se lejohen shpendët e gjallë në tregje. Në markete të merrni produkte me paketime korrekt dhe vulë.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb